Bashkitë Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq: Jemi gati për hapjen e shkollave

12/09/2016:55

Shperndaje:


Bashkitë e Sarandëa, Delvinës, Konispolit dhe Finiqit kanë njoftuar se kanë përfunduar marrjen e masave për hapjen e shkollave ditën e hënë.
Sipas protokollit të përcaktuar, mësimet në shkollat me shumë nxënës do të vijojnë me 2 dhe 2 turne, ndërkohe orët e mëimit do të jenë më të shkurtra.
Më problematike situata është kryesisht në shkollat 9 vjeçare të qytetit të Sarandës, pasi numri i nxënësve në krahasim me ambjentet është shumë i lartë.

Megjithëse prej 2 vitesh ka përfunduar ndërtimi i objektit i quajtur Eko Kampus, kjo shkollë nuk do të hapet as këtë vit.
Kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma, pas shqetësimit të ngritur nga drejtoresha e shkollës 9 Tetori premtoi se shkolla do të vihej në funksion shumë shpejt, por që pavarësisht se kaloi 1 vit, shkolla tek Eko Kampus nuk do të mund të hapet as këtë vit.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.