Arrestohet skifteri i Sarandes

15/04/188:00

Shperndaje:


Sarandë
Dokumentohen një seri vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Sarandës.
Finalizohet operacioni ”Speed”, ku është arrestuar në flagrancë autori i këtyre vjedhjeve.
Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndryshme si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore autorët kryerës, kanë zhvilluar operacionin ”Speed”, në të cilin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :
Dhimitri Terolli, 24 vjeç, banues në lagjen ”Nr.3”, Sarandë.
U krye arrestimi i tij pasi ditën e djeshme në lagjen ”Nr.1”, ka vjedhur banesën e shtetasit A.H., ku ka marrë disa sende të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht :
Më datë 12.03.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit O.D..
Më datë 24.03.2018, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetases S.V..
Më datë 29.03.2018, në lagjen ”Nr.3.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit A.B..
Më datë 03.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.V..
Më datë 05.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit N.Gj..
Shtetasi rezulton me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.