SHARE

Sarandë
Policia ka arrestuar një 21 vjecar, të cilin e akuzon për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Vjedhje e kryer ne bashkepunim”.
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij në flagrancë pasi sipas policisë, ditën e djeshme  ky shtetas dyshohet se i ka dhënë një fëmije të mitur, një qese me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.
Gjithashtu, ky shtetas është shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 19.01.2016, ku bëhet fjalë për vjedhjen e një magazine në lagjen nr.4 Sarandë.
Vepër penale për të cilën i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Loading...

 

Postoni komentin tuaj për shkrimin
loading...
loading...