Arrestohet grabitësi i argjendarisë në Sarandë

09/02/1720:05

Shperndaje:


Një vjedhje e pazakonte ka ndodhur rreth orës 16:15 minuta ne qytetin e Sarandës. Behet fjale per vjedhjen e nje argjendarie ne qender te Sarandes.
Një person ka zbritur nga automjeti dhe me ndihmën e një sqepari ka mundur të hapi portën e argjendarisë.
Njoftimi i policisë:
Policia e Sarandës ndjek autorin dhe bën të mundur kapjen e tij !
Rreth orës 16:30, në lagjen nr.1 Sarandë pranë qendrës së qytetit, një shtetas ka shqyer portën e një dyqani argjendarie me levë, ka vjedhur disa bizhuteri dhe më pas është larguar me një automjet tip Benz me targë AA 849 AH.
Dyqani i argjendarisë me pronar shtetasin M.P., nuk ka patur persona brenda pasi ishte mbyllur për pushimin e drekës.
Menjëherë, Policia i është vënë në ndjekje autorit dhe ka bërë të mundur kapjen  dhe arrestimin e shtetasit:
– Nikolin Beka, 34 vjeç, banues në Sarandë.
Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.