Arrestohet brenda pak orëve autori i plagosjes në Sarandë

31/07/1617:58

Shperndaje:


policia-sarandeArrestohet brenda pak orëve autori i plagosjes në Sarandë. Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 22:40, në lagjen nr.1 Sarandë, në rrugën drejt hotelit të quajtur “Panorama”, një person ka goditur me thikë shtetasin L. P 30 vjeç, banues në Sarandë, i cili për pasojë ndodhet në Spitalin e Sarandës duke marrë mjekimin e nevojshëm, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, pas goditjes që i ka shkaktuar të dëmtuarit, dyshohet se autori i ka vjedhur edhe një sasi parash prej 630 euro dhe është larguar menjëherë. Policia e Sarandës, gjatë hetimeve të menjëhershme në ndjekje të rastit, ka bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, i cili rezulton të jetë shtetasi: · G Ç, 28 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij u bë në lagjen nr.4 Sarandë, pranë banesës së tij.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.