Arrestohet 1 i ri në Sarandë, akuzohet për 9 vjedhje në Ksamil

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se  ka arrestuar një 18-vjeçar të shpallur në kërkim për  vjedhje.
Sipas policisë,  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë̈ Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar 18-vjeçarin e shpallur në kërkim, banues në Sarandë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Ksamil, Sarandë, konkretisht:

– Më datë 04.06.2020 ka vjedhur disa produkte në dyqanin e një shtetasi;
– Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetasi;
– Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një tjetër shtetasi;
– Më datë 29.08.2020 ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje;
– Më datë 03.09.2020 ka vjedhur një aparat celular në një dhomë të marrë me qira nga një shtetas;
– Më datë 26.09.2020 i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi;
– Më datë 14.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetaseje;
– Më datë 24.10.2020 ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi;
– Më datë 25.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në automjetin e një shtetasi;

Policia njofton gjithashtu se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij shtetasi.