Arrestohen dy persona në Igumenicë, kapen me 6,5 kilogramë heroinë

24/05/1821:25

Shperndaje:


Gjashtë kilogramë dhe 560 gramë heroinë, të paketuar në 13 pako dhe të fshehura në shasinë e automjetit, dy shtetas të huaj, mbrëmë vonë u arestuan në hyrje të portit grek Igumenicë.
Sipas informacioneve , bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë të moshëps 41 dhe 48 vjeç. Droga ishte fshehur në brendësinë e shasisë së automobilit, ndërkaq e ka zbuluar qeni i policisë.
Mediat lokale shkruajnë se të arrestuarit, me automobil, sipas të gjitha gjasave kanë dashur të ngjiten në tragetin drejt Italisë.
Shërbimi bregdetar grek njoftoi se droga është konfiskuar, si dhe automjeti dhe telefonat e te arrestuarve.
Ky është rasti i tretë për më pak se katë ditë, që qeni i policisë greke,me emrin “Lesi” të zbulojë kontrabandistë të drogës në portin Igumenicë në pjesën veriperëndimroe të Greqisë.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.