Aksioni i bujshëm i Policisë, kapet pas 5 vitesh, akuzohet se shkëmbeu zjarr me policinë

Policia e Gjirokastrës njofton se ka arrestuar një 27-vjeçar nga fshati Lazarat, i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg për disa vepra penale, pas aksionit të bujshëm policor në qershor të vitit 2014, ku pati dhe shkëmbim zjarri me trafikantëve të Lazaratit dhe forcave të policisë.

Në pranga ka rënë i riu Enrik Skënderi, i cili akuzohet për veprat penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik‘’, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje”.