4 shqiptarë mbjellin plantacion me 2600 rrënjë kanabis në Igumenicë

27/05/2112:23

Shperndaje:

Policia greke ka gjetur një plantacion tjetër të mbjellë me hashash, në një zonë pyjore të Igumenicës.

Ky plantacion është zbuluar vetëm disa ditë pas zbulimit të një tjetër plantacioni, e në të njëjtën zonë.

Me një distancë prej 3 kilometrash nga njëra tjetra, policia asgjësoi 2.606 fidanë, të lartë deri në një metër secila.

Po ashtu, janë sekuestruar dy kilogramë kanabis, armë dhe gëzhoja. Në gjetjen e plantacionit të parë, janë arrestuar nga policia dy shqiptarë, si dhe janë identifikuar identitetet e tre bashkatdhetarëve të tyre.

Dy të parët janë arrestuar javën e kaluar, e aktualisht ndodhen në ambientet e paraburgimit.

Gjithashtu gjatë kërkimeve të policisë në parcelë, është gjetur një kasolle e improvizuar prej druri, brenda së vilës, ishte fshehur e ruhej me kujdes bimësi e dendur, rroba, ushqime dhe sende të ndryshëm personale.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.