15-vjeçari në drejtim të benz-it pëson aksident, plagosen dhe 2 shokët

Shupal115-vjeçari në drejtim të benz-it pëson aksident, plagosen dhe 2 shokët e tij. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Vergo – Shijan pranë vendit të quajtur “Qafa e Beshirit”.
Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë prej betoni, ku për pasojë ka marrë dëmtime të lehta ai vetë (drejtuesi i mjetit) si dhe dy shtetas të tjerë pasagjer në këtë mjet (A.D – 12 vjeç dhe N.D – 21 vjeç).
Menjëherë pas aksidentit, policia ka arrestuar në flagrancë për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt”, 15-vjeçarin R.D., banues në fshatin Kopacez, Delvinë.