15-vjeçari goditet me thikë nga bashkëmoshatari, transportohet në spital

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se sot më datë 29.10.2020, rreth orës 15:00, në urgjencën e spitalit të Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore  një shtetas 15 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet se është goditur për motive të dobëta, me mjet prerës(thikë) nga një bashkëmoshatar i tij. Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, autorin e ngjarjes, një shtetas 15 vjeç.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe mjetin prerës (thikë).
I plagosuri aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Sarandë, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.