14 të arrestuar për 147 kg kanabis

Policia e Shtetit njoftoi për arrestimin e një tjetër anëtari të grupit të drogës, në kuadër të të operacionit të koduar “Bistrica 2019”. Personi i arrestuar gjatë ditës së sotme është 38-vjeçari Arjan Lushkaj, lindur në Corush të Mallakastrës dhe banues në Sarandë.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, ”Grupi i strukturuar kriminal”.
Operacioni antidrogë “Bistrica 2019” ka nisur që në Muajin Maj, ndërsa arrestimi i Lushkajt e ka çuar në 14 numrin e të arrestuarve. Në kuadër të këtij operacioni policia ka sekuestruar rreth 147 kg Cannabis Sativa.