Zvarritja e punimeve në rrugën “Flamuri” irriton biznesin

14/01/1712:50

Shperndaje:


Punimet e nisura që prej më shumë se 2 muajsh në rrugën Flamuri ose siç njihet ndryshe ne Sarandë si rruga e parë, duket se do të zgjaten deri në hapjen e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 18 qershorit.
Kjo zgjatje e punimeve mendohet se ka qëllim që rruga të jetë gati kur të jenë gati edhe gërshërët elektorale.
Sipas bizneseve që operojnë në këtë zonë, prej shumë kohësh në këtë segment nuk punohet fare ose punohet shumë ngadalë, madje ka ditë që në këtë front pune kalon ndonjë punëtor me veshje pune sa për t`u dukur.
Por tejzgjatje e punimeve ka një kosto shumë të lartë për bizneset e zonës, pasi xhiroja e tyre që prej fillimit të punimeve gati është zeruar.
Bizneset apelojnë për përshpejtim të punimeve me qëllim të mbarojnë sa më shpejt, pasi nëse punimet do të përfundojnë siç përflitet në muajt e fushatës elektorale, ata kërcënojnë se do t`ia kthejnë reston të gjithë atyre që duan të përdorin këto punime për të bërë fushatë elektorale, ndersa koston e vonesave ta paguajnë xhepat e tyre. rruga flamuri sarande

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.