Zhvillohet “Festivali i Mandarines” në fshatin Mursi

12/12/1520:41

Shperndaje:

Zhvillohet “Festivali i Mandarines” në fshatin Mursi


Si çdo vit edhe sivjet u organizua “Festivali i Mandarines”. Në ceremoninë e promovimit të prodhimit të agrumeve, kryesisht të mandarinave, morën pjesë:. Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti… Nëndrejtori i USAID në Shqipëri, Denis Wesner… Kryetari i bashkisë, Himarë, Jorgo Goro… I bashkisë Delvinë, Rigels Balili, si dhe të ftuar të tjerë.

Gjithë veprimtaria ishte organizuar bukur, me larmishmëri, ndryshe nga vitet e kaluara, ashtu siç edhe e kishte emrin organizimi “Festivali i Mandarines”. Në qendër të gjithçkaje fliste për agrumen dhe veçanërisht për mandrinën.

Në podiumin e ngritur në qendër të fshatit Mursi një grup artistësh të humorit dhanë për të pranishmit një koncert të pasuar. Më tej nga grupet artistike të zonës me këngë e valle karakteristike. Rreth e qark sheshit në qendër të fshatit Mursi fermerë të ndryshëm kishin ekspozuar prodhimet e tyre. Eksponate me ekspoze, përveç mandarinave e agrumeve, kishte edhe me suvenire nga artizanë të zonës, por edhe eksponate me verë, raki, vaj ulliri. Nuk munguan as gatime tradicionale të zonës si dhe ëmbëlsira me bazë mandarinën.


Kryetari i bashkisë së Konispolit, Shuaip Beqiri ndërsa e ka vlerësuar të mbarë prodhimin e mandarinave. Ai tha se “Në të ardhmen do të këtë shtim të sipërfaqeve dhe të numrit të fermerëve. Eshtë kënaqësi për mua që ndodhem sot këtu për të kurorëzuar një punë 11- mujore të këtyre fermerëve. Cilësia e mandarinës tonë është shumë herë më e mirë” tha Beqiri.


Ky është viti i katërt që organizohet “Festivali i Mandarines” tha në prononcimin e tij për mediat Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti. “Kemi të bëjmë me një rekord historik të prodhimit të Klementinës… Të mandarinës si dhe në përgjithësi të gjithë varieteteve të agrumeve, ndërsa mendohet të merren 15 mijë ton mandarina”


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.