I zhdukur prej 4 ditësh, familjarët apel për ndihmë

13/10/1615:59

Shperndaje:


bilero I zhdukur prej 4 ditësh, familjarët apel për ndihmëLeonidha Bilero, banor i Ksamilit prej katër ditësh është larguar nga banesa e tij në Ksamil dhe familjarët janë të shqetësuar për fatin e tij. Sotir Bilero, babai i 23 vjeçarit kërkon ndihmën e kujtdo që ka dijeni se ku mund të ndodhet ky person. Ata kanë bërë denoncim në komisariatin e policisë në Sarandë. Sotir Bilero, babai i 23 vjeçarit, bën me dije se kontaktet me djalin i kanë humbur rreth orës 19.00 të së dielës. Ka qenë i veshur me pantallona xhinse blu të grisura tek gjunjët dhe me një xhup të zi me kapuç. Eshtë i gjatë rreth 1.75 cm.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.