Zhdukje misterioze e një të riu grek

25/09/1713:39

Shperndaje:


Dimensionet e thrilerit ka marrë zhdukja e një të riu grek në Sideris, Filat.
Hetimet 24-orëshe nga Policia kanë qenë të pafrytshme.
“Sikur toka u hap dhe e përpiu”, thonë zyrtarët që po hetojnë për rastin, ndërsa i tërë fshati është në ankth.
35-vjeçari Elias Dricos, ishte i varfër, me vështirësi, që kurrë nuk kishte shkaktuar incidentetin ose padrejtësinë më të vogël në fshatin e tij.
Dje në mëngjes ai u largua nga shtëpia për të shkuar në stallën e bagëtive të familjes, punë të cilën e bënte pothuajse çdo ditë, por që nga mesdita, kur nuk u kthye në shtëpi, familja e shqetësuar filloi kërkimet.
Makina e të riut u gjet në stan me çelësin në makinë. Këtu është gjetur edhe telefoni i tij celular.
Thirrja e fundit ishte rreth orës njëmbëdhjetë në mëngjes dhe telefonata ishte me gruan e tij.
Asnjë gjurmë e të riut nuk u gjet pranë dy stallave dhe zonës më të gjerë, dhe nuk u gjetën shenja të një pranie tjetër njerëzore.
Megjithatë, zona është jashtëzakonisht e izoluar dhe e paarritshme.
Kërkimet e autoriteteve janë në zhvillim e sipër dhe lëvizin në çdo drejtim, pa gjetur ende ndonjë detaj në lidhje me misterin e kësaj çështjeje të çuditshme/ Thespro.gr 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.