Zgjidhen drejtuesit e PD në Ksamil, Çukë dhe Gjashtë

14/10/1819:41

Shperndaje:


 

Janë mbajtur ditën e sotme zgjedhjet për drejtuesit e grupseksioneve të Partisë Demokratike në Ksamil, Cukë dhe Gjashtë.
Pas numërimit të votave në Ksamil ka rezultuar fitues Altin Sadiku, në Cukë Martin Barjamaj, ndërsa për grupseksionin në Gjashtë fitues ka rezultuar Rexhep Ismaili.
Në përfundim të procesit zgjedhor në 10 nga grupseksionet e Degës së PD Sarandë, në 8 prej tyre janë shpallur fitues demokratë të cilët njihen si kundërshtarë të kryetarit aktual.
Gjatë këtij procesi zgjedhor të strukturave të demokratëve të Sarandës  janë vënë re probleme me listat e anëtarësisë dhe njëanshmëri e grupeve të punës, të cilët po tentojnë të devijojnë vullnetin e demokratëve, por që deri tani kanë dështuar me sukses të plotë.

 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.