Zbardhet identiteti i viktimës në plazhin pa vrojtues në Ksamil

21/07/1714:29

Shperndaje:


Zbardhet identiteti i viktimës në plazhin pa vrojtues në Ksamil.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e Ksamilit, Sarandë, ku një 15-vjeçare e quajtur Ksenia Roik është mbytur pranë vendit të quajtur “Tre ishujt”.
Ajo që shton misteres e kësaj vdekje ka të bëjë me plagët në kokë dhe trup që ka e mitura. Familjarët dyshojnë se vajza është goditur nga një motor uji teksa po notonte pranë bregut të detit.
Trupi i pajetë i turistes 15-vjeçare ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës ku pas ekspertizës mjekoligjore u vu re se vajza 15-vjeçare kishte prerje në shpatull dhe krah.
Ndërsa Prokuroria dhe Policia kanë nisur hetimet për ngjarjen pas dëshmive të familjarëve dhe personave të tjerë të cilët janë bërë dëshmitarë.
Për ngjarjen mësohet se familjarët e vajzës kanë kërkuar ndihmën e ambasadës ruse për zbardhjen e ngjarjes, pasi dyshojnë se mund të manipulohet e vërteta. 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.