Zbardhet identiteti i viktimës me kokë të prerë. Blindohet kufiri.

09/05/1615:34

Shperndaje:


Sipas burimeve të Saranda Web, policia e Sarandes ka te skeduar me pare shtetas me të njëjtin mbiemër nga Skrapari qe kryenin trafik droge ne linjen Sarande – Igumenice e per kete po hetohet se cfare lidhje kane me viktimen. Ndërkohë policia greke ka bërë mundur të identifikojë viktimën, por ende nuk është bërë e mundur gjetja e kokës. Policia greke dhe ajo shqiptare janë përqëndruar në zonën e kufirit midis dy vendeve, pasi dyshojnë se autori mund të jetë duke kaluar kufirin për në Shqipëri. Sipas mediave greke, prerja e kokës është një ritual i mafiozëve shqiptarë. Sipas policisë greke viktima ka qenë më parë i burgosur në Shqipëri për disa vepra penale, kryesisht vjedhje. Viktima eshte nga fshati Backe i Skraparit. Inicialet e viktimës janë B. T , por për arsye etike nuk mund të publikojmë në këtë moment emrin e tij.

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.