Zbardhen grupet e Kategorisë II, ja kundërshtarët e Butrintit dhe Delvinës

15/09/1719:39

Shperndaje:


Zbardhen grupet e Kategorisë II, ja kundërshtarët e Butrintit dhe Delvinës.
Kategoria e Dytë do të vazhdojë të jetë e ndarë me dy grupe nga 13 skuadra edhe për sezonin 2017-2018. Komiteti Ekzekutiv i FSHFsë ka miratuar strukturën dhe ka bërë ndarjen e klubeve në dy grupet: Veri dhe Jug.
Elbasani do të përfshihet në grupin e Jugut, ndërsa Sopoti në atë të Veriut.
FSHF ka vendosur që edhe Albpetroli, i cili në sezonin e kaluar mori pjesë në grupin e Veriut, të spostohet tashmë në Jug.
Ndërkohë që Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që klubet të mos paguajnë më për pjesëmarrjen në aktivitetet sportive.
Klubet e Kategorisë së Dytë, ku bëjnë pjesë Butrinti dhe Delvina paguanin nga nga 370.500 lekë (të reja), kuotë të cilën këtë vit nuk do ta paguajnë.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.