Xhemal Bali, Mandela i Sarandës

xhemal-baliXhemal Bali, vuajtës i 26 viteve e 28 ditve nëpër burgjet famëkeqe të Shqipërisë komuniste, në kujtimet e tij sjell ngjarje rrënqethse, tmerruese e të çuditshme nga bota brenda qelive të hetuesisë dhe burgjeve të diktaturës. I ridënuar për promemorien e famshme drejtuar byrosë politike në Korrik të vitit 1967(tekstin e së cilës e disponon “Telegraf” dhe do të botohet në ditët në vijim). Por Xhemali përveç përjetimeve sjell edhe refleksionet e ngjarjeve. Në bisedë me të na thotë se zhgënjimin e tij të parë se në Shqipëri nuk po instalohej ajo demokraci e idealizuar për të cilën sakrifikuan jetën e tyre, ishte kur u përballë me egërsinë e sistemit të ri, megjithse kishte ardhur në Shqipëri nga kurbeti me një telegram të ish presidentit Sali Berisha. I ofruan punë në ministrinë e brendshme dhe atë të jashtme , por nuk pranoi. Duke parë shtrembërimet dhe devijimet nga demokracia , ai dërgon më 2008-ën përsëri një promemorie parlamentit shqiptar. Kur e pyesim për diskutimin e fundit mbi hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit , ai përgjigjet se këto nuk janë gjë tjetër, veçse sezone politike kur thotë ndonjë gjë Europa që të pastrohet administrata nga e kaluara, bëhet një zhurmë çudibërëse, vazhdon çudia disa kohë, i thuhet Europës që neve zbatojmë ligjet e demokracisë dhe parimet e kartës së të drejtave të njeriut.Askush nuk ka të drejtë të mbajë si kërcënim në duar fletën e vuajtjeve tona kur nuk ka vuajtur vetë. I them këto,-vijon Xhemali, -se unë i kam shkruar vite të shkuara. Ai na vë përpara një letër shkruar në vitin 2009 dhe drejtuar gazetarit Blendi Fevziu, për të cilën nuk mori kurrë një përgjigje dhe sotë është i habitur se pse nuk ju përgjigj kur ka filluar të shkruaj edhe libra antikomunistë.Këto janë aktuale,- na thotë,-dhe skam pse të ripërsëris gjërat.E di çfarë do të thotë ta lësh fëmijën 1 dhe tre vjeç e ti gjesh 30 vjeçare nëna me fëmijë? Nuk kanë pse tallen me dosje e lustracion… Ja letra:
“I nderuar Bledi!
Për zhurmën e madhe që po bëhet sot për dosjet e sigurimit të shtetit, të hapen apo të mos hapen, ky është një sezon politik që ju duhet politikanve, të kenë një gogol në duart e tyre.Ç’rëndësi ka për mua apo për të gjithë klasën time, u hapën apo nuk u hapën dosjet, kur neve e dimë se kush është spiuni, hetuesi, gjykatsi, prokurori… E gjithë literatura politike-juridike me të gjithë kuadrot e rregjimit fanatik të asajë kohe, spiunët, lakejt e oborreve të asajë kohe, sot janë bërë organizatorët e shtetit dhe drejtues të institucioneve kryesore të tij, të cilat i kanë kthyer në qendra korrupsioni. Po të ishin me të vërtetë demokratët, demokratë dhe socialistët, socialistë në parametrat e socializmit europian, prona duhet të kish shkuar tek i zoti dhe i burgosuri popitik që ka kundërshtuar sistemin duhej të qe shpërblyer ndaj shfrytëzimit shtazarak që i kishte bërë ai sistem.
Kapitalizmi njeh vetëm pronën e trashëguar në breza dhe atë të blerë me dokumentacion juridik dhe të drejtave të njeriut simbas konventave europiane. Por në Shqipëri vetëm ju ndërrua emri sistemit, sepse ngeli po ai që kishte qenë , vetëm me disa revizionime që nuk i shkonin më kohës.Ku e gjetën atë të drejtë politikanët e 1991-it të përdornin pronën e të tjerve për kredi politike? E keqja e terësisë shqiptare si hapësirë gjeografike dhe si popullsi është krijimi i murtajës komuniste qysh më 1941.Fitoi komunizmi në Shqipëri sepse u zbatuan vendimet e fuqive të mëdha të vulosura në takimet e tyre në Teheran, Jaltë, Kasablankë e tj. Shqiptarët e panë se çfarë ishte komunizmi duke vrarë e zhdukur, ngarkuar me vuajtje të tmerrshme këtë vend dhe popull.
Edhe gjatë kohës së 1991-it klika shqiptare rrinte e heshtur në prapavijën e sajë se mos nuk ndodhte gjë me rrëzimin e perandorisë komuniste. Njerzit e zgjuar dhe me mend nuk i hanë gjithmonë sofizmat e politikanve.
Unë kam kaluar tri herë në hetuesi dhe tri herë në salla gjyqi.Kam tri vendime gjqësore më zi njëri se tjetrin dhe simbas idologjisë dhe kodit penal komunist jam akuzuar si armik i betuar i partisë dhe i pushtetit popullor, pse kam dashur Shqipërinë të ishte europiane. Dhe mbas gjithë këtyre dekadave këta pseudopolitikanë dhe ish persekutorë duan ta çojnë sot Shqipërinë në organizmat europiane. Pse sot? Pse sot? Shqipëria duhej të qe e para në BE dhe NATO qysh më 1949, por komunistat e lidhën me traktatin e Varshavës se i tërhiqte qerja e Rusisë sovjetike për të mbajtur pushtetin si bandë kriminelësh. E prandaj politikanve të sotëm ju ka daluar gjumi shumë vonë. Neve të burgosurve politkë dhe e gjithë klasa jonë që jemi ndeshur me komunizmin, edhe sot na kanë shumë inat, për të vetmen arsye se i duan integrimet merita të tyre. Ata kanë mosbesimin e Europës demokratike se krijuan komunizmin, ndryshuan sistemin e bënë socializëm duke shprnësuar njerzit nga ç’do lloj prone dhe krijuar kolektivizimin duke i kthyer ergat në pronat e tyre. Po ata bënë përsëri ndryshimin nga socializmi në kapitalizëm.Të jetë prapë meritë e tyre dhe organizimi i shtetit me ideologji borgjezo-kapitaliste?! Të jetë filozofia e tyre diabolike?! Po të kishte me të vërtetë domokraci në Shqipëri, mbas 1991-it organizimi shtetërorë duhej të kishte struktura të tjera.P.Sh. në MPB duhej të kishte njerëz nga klasa e vuajtur po prej asajë ministrie, se ata dinë të falin dhe pse duhet falur. Po kështu në prokurori dhe gjykata duhej të ishin njerëz nga ajo klasë e vuajtur, se nuk do ta përdornin kurrë padrejtësinë për drejtësi, se nga e padrejta vuajti dhe vuan një komb i tërë. MPJ duhej të qe simbol i atyre mijra të pushkatuarve dhe të vuajtur nëpër burgje, se janë pushkatuar vetëm pse donin Shqipërinë perëndimore dhe me demokraci të vërtetë. Dhe kjo do të ishte garancia e demokracive perëndimore që do ti besonte shqiptarët, por u bë e kundërta. Njerzit e KQ të PPSH-së e të Kryeministrisë dhe ç’do institucioni të kuq, bënë metamorfozë brenda natës dhe në mëngjez , ende pa u gdhirë, zunë përsëri zyrat e shtetit duke ndryshuar ngjyrat dhe propagandën, por jo bindjet dhe mendësitë ideologjike..Ne kundërshtuam një byro politike me një tiran e diktator, por dua të them se çfarë janë këto dhjetra byro politike që i janë varur në qafë këtij populli si gur mulliri?! Vetëm njëherë në katër vjet ju shkon mendja për popullin. Përdorin lloj-lloj mënyrash si lypsat që dalin në rrugë për të fituar ndonjë lekë pa punuar. Ti je shumë i ri dhe nuk e ke njohur teorinë dhe praktikën komuniste se çfarë ka bërë mbi 50 vjetë mbi këtë popull, por për mua më e keqja është për këtë popull se nuk ariti kurrë të vlerësojë vuajtjet e tij. Tu dha rasti të mbledhësh njerëz me vlera dhe pa vlera, njerëz më tepër histerik nga një patologji e pashërueshme dhe kungohen si në kishat mesjetare. Komunizmin nuk e mbajtën vetëm format e diktaturës, sigurimi i shtetit, policia legale dhe ajo e fshehtë, prokuroritë dhe gjykatat, njerzit e nevojshëm e të mashtruarit, ushtria etj, por kanë ndikuar më tepër kalemxhinjtë dhe apollogjetët që atë shëmtirë e zbukuronin dhe e paraqesnin si Ëngjëll. Egërsinë terroriste si buzëqeshje dhe ledhatime, ndërsa sqepin e kthyer dhe thonjtë shqyes të skifterit i quanin humanizëm dhe zhvillim. E pra, këto banda partish nuk kanë pse ti vlersojnë dhe t’u japin vlerën që u takon të gjithë atyre që u ndeshën me komunizmin, se protogonistë ishin njerzit e tyre dhe shumë nga këta vetë.Le të dalij një politikan i sotëm që drejtojnë shtetin, pa përcaktuar ngjyrat e tyre, që e ka kundërshtuar atë sistem. Po nuk e ke kundërshtuar atë sistem nuk ke si të vlersosh vuajtjet. Ata njerëz që kanë bërë hetuesi me përbindsha si Nevzat Hasnedari, Ferhat Matohiti, Bilbil Klosi, Koço Josifi, Rexhep Kolli, Qatip Dervishi, Mihallaq Ziçishti, Ali Xhunga, Rexhep Huson, Llambi Gegenin, Irfan Shaqirin, Kapllan Sakon, Zyliftar Ramizin, Dilaver Bengasin, Feçor Shehun, Jani Naskën, Thanas Cakun, Manol Milon, Lirim Pullumin, Elham Gjikën dhe qindra hetues të tjerë gjatë 50 vjetve, kryekasapi Aranit Çela si kryeprokuror, kanë çuar në botën tjetër me mijra shqiptar dhe ka dhënë mijra vjetë burg dhe internime për këta shqiptarë që donin një Shqipëri perëndimore. A ka moral politika e sotme shqiptare?
Gjatë kohës së hetuesisë dhe vuajtjes së viteve të burgjeve, mburreshin e deklaronin se koha juaj nuk vjen kurrë.Shqipëria është komuniste se ka miq të fortë si Jugosllavinë me Titon në krye, ka Bashkimin e madh sovjetik, vendet e demokracive polullore, Kinën e madhe.Ka kush e mbron Shqipërinë dhe komunizmin.Ka në dorë armën e fortë të revolucionit me dhunë dhe diktaturën e proletariatit, di ta fitojë pushtetin dhe di ta mbajë atë.
Çfarë kemi parë, vuajtur e dëgjuar nga goja e tyre 50 vjet me rradhë.I ndërruam edhe miqtë me rradhë e mburreshim se kishim marë eksperiencën e tyre. Pra çfarë është hequr mbi shpinën e shqiptarve, çfarë vuajtje të paimagjinueshme të shpikura nga një mendje diabolike, nuk mund ta kuptojë lehtë. Inteligjenca shqiptare e përgatitur në shkollat e perëndimit qe dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Spacit apo shumë të tjerë nga Borshi në zadrimë. Shumë ishin pushkatuar.Prandaj duhet të dish të vlersosh, të gjykosh , të falësh dhe pse duhet falur. Ç’të drejtë kanë të tjerët të mbajnë në dorë kartën e vuajtjeve të të tjerve kur vetë nuk kanë pësuar asgjë dhe sot mbajnë edhe oratori, apo të shpallen avokat, se kështu ua kërkon sezoni politik?
Unë i drejtohem çdo personi që është marrë me politikë gjatë këtyre viteve, pa paragjykime politike që të ballafoqohen me neve se kush ka punuar e sakrifikuar, kush i ka dhënë shoqërisë shqiptare nga ana materjale, morale dhe parimore, kush e vuri shoqërinë shqiptare në lëvizje duke aplikuar një ideologji shterpë, të kufizuar dhe utopike? Kush i mori e konfiskoi, përvetsoi e tjetërsoi pasurinë e trashëguar në breza dhe atë të akumuluar gjatë 50 viteve socializëm? Nga ç’planet zbritën këta UFO të paidentifikuar që sotë jetojë në pasuri përrallore, me vila brenda e jashtë vendit, me banga parash, me pasuri tokash e prodhimi, vende klimaterike e piktoreske turistike, të veshur me flori e brilante, vlera shumë të kushtueshme? Dhe këto kur nga regjimi komunist trashëguan vetëm një apartament me qera, ku herë-herë banonin në të edhe tre familje të ndryshme me një banjë? Këto shpegime kërkon shoqëria shqiptare nga politika dhe jo përralla, sofizma dhe fabula….
Përgatiti Agron MEMA

loading...
loading...