I vjedhin dhe i therin 12 qengja, pronari gjen vetëm lëkurët

25/01/1816:06

Shperndaje:


Një tjetër rast vjedhjeje bagëtish ka ndodhur në periferi të Sarandës, në fshatin Gjashtë.
Sipas informacioneve të Saranda Web, hajdutët këtë herë kanë vjedhur gjatë natës nga stalla 12  qengja.
Pas disa orësh kërkimesh, fermeri 55-vjecar ka arritur të gjejë vetëm 10 lëkurë të qengjave të hedhura në vendgrumbullimin e plehrave në Vollodor, fakt që do të thotë se hajdutët i kanë rrjepur qengjat brenda natës.
Nga ana e Komisariatit të Policisë Sarandë janë bërë konstatimet e rastit dhe materialet janë referuar në Prokurori, ndërkohë që policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.