Vjedh bizhuteritë 1.5 milionë lekë, por bie në pranga

26/12/1613:53

Shperndaje:


Vjedh bizhuteritë 1.5 milionë lekë, por bie në pranga.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin bregdetar të Piqerasit, ku një 27-vjeçar ka hyrë në banesën e bashkëfshatarit dhe ka vjedhur gjithë bizhuteritë, të cilat shkojnë në vlerën e 150,000 lekë të rinj.
Policia pas dyshimeve të ngritura ka kryer kontroll në shtëpinë e 27-vjeçarit, ku ka gjetur sendet e çmuara.
27-vjeçarit i janë hedhur prangat dhe do të përballet në Gjykatën e Vlorës me nenin 134.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.