Vidhet për herë të 17 biznesi në Sarandë

05/11/1711:30

Shperndaje:


Nata e kaluar ka shenuar nje rast tjeter vjedhjeje ne qytetin e Sarandes. Vjedhja ka ndodhur ne nje biznes fruta-perimesh ne lagjen nr 4

Sipas pronarit te biznesit, ky eshte rasti i shtatembedhjete qe ai bie pre e hajduteve. Vetem disa jave me pare ai kishte arritur t’i zbulonte vete hajdutet, te cilet kishin arritur te merrnin vetem disa thase me patate dhe domate.

Gjate vjedhjes se nates se kaluar hajdutet kane marre rreth 400 mije leke te vjetra, te cilat ishin ne monedha metalike. Gjithashtu ata kane vjedhur edhe nje laptop te vleres rreth 500 euro.

Policia nga ana e saje ka kryer veprimet hetimore pas denoncimit te rastit te vjedhjes.

[ads1]


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.