VIDEO – Tmerrohen pushuesit në Ksamil, shpërthejnë ujrat e zeza në det

26/07/1711:56

Shperndaje:


Kemi dëgjuar për “plasjen e ujërave të zeza”, po s’kemi dashur ta besojmë, ose nuk i kemi kushtuar rëndësi, por ajo që ka ndodhur ditën e sotme në Ksamil, është me të vërtetë skandaloze.
Ujërat e kulluar e të kristaltë të Ksamilit, janë “mposhtur” nga ujërat e zeza, duke tmerruar dhe alarmuar pushuesit, turistë shqiptarë e të huaj, e duke bërë që tëlargohen nga vendi, për shkak dhe të aromës së pakëndshme.
Të shumtë në numër, qytetarë raportonjë se pamja që iu servir ishte me të vërtetë e neveritshme dhe kjo duket qartë edhe nga pamjet.
Cilësia e dobët e punimeve, shteti që fle gjumë dhe mos-interesimi i institucioneve vendore, janë tregues të rregullt të këtij skandali që po na largon edhe ato pak turistë që na kanë mbetur, pasi shumë prej tyre shprehen të pakënaqur nga investimet e shtetit.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.