VIDEO/ Foka e Mesdheut viziton bregdetin e Sarandës

02/07/2012:41

Shperndaje:


Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania” ka publikuar një video ku shihet për herë të parë Foka e Mesdheut përgjatë bregdetit të jugut të Shqipërisë.

Në njoftimin e PPNEA-s bëhet me dije se kjo video është regjistruar prej peshkatarëve të zonës të cilët ushtrojnë pothuajse për çdo ditë aktivitetin përgjatë vijës bregdetare.

“Informacionet e detajuara mbi vendndodhjen, kohën, si dhe karakteristikat fizike u morën gjatë intervistave në Sarandë, Ksamil dhe Himarë. Nga përgjigjet u pa se perceptimet mbi fokën ishin tepër pozitive dhe se banorët e zonës e mbështetnin mbrojtjen e këtij gjitari ujor.”– thuhet më tej në postim.

https://www.facebook.com/ppnea/videos/3138455979576109/?v=3138455979576109


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.