VIDEO – Arrestohet “Ministri i Mbrojtjes së Çamërisë” në Sarandë

16/01/1719:19

Shperndaje:


Arrestohet “Ministri i Mbrojtjes së Çamërisë” në Sarandë.
Ministri i Mbrojtjes i qeverisë së Republikës së Çamërisë Resul Pirro, është arrestuar mbrëmë me urdhër politik, të ndikuar drejtpërdrejt nga Greqia, bëjnë të ditur burime të Saranda News, pranë “Qeverisë së Çamërisë”.
“Ministri i Mbrojtjes Pirro është arrestuar në shtëpinë e tij në Sarandë, dhe më pas është shoqëruar për në Vlorë”, thonë zyrtarë të “Qeverisë së Çamërisë” për Saranda News.
Në videon të cilën ia kemi bashkangjitur shihet Pirro në stacionin policor në Sarandë, para se ta nisnin për në Vlorë, ku pritet të dalë para një trupi gjykues për të vendosur për fatin e tij.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.