Vetëm 6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

09/05/209:09

Shperndaje:


Në 24 orët të fundit janë testuar 224 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19, nga të cilët fatmirësisht vetëm 6 kanë rezultuar të infektuar, 3 raste në Tiranë dhe Krujë, ndërsa të shëruar janë 7 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë deklaroi se sot është përqindja më e ulët e pozitivitetit ndaj totalit të testimeve, me vetëm 2.67%.

Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 856 qytetarë. Prej tyre 627 qytetarë, pra mbi 70% tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 198 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Fier, Kamëz. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Ministria e Shëndetësisë përsëriti edhe njëherë rregullat e fundjavës. “Do të lejohen të moshuarit sipas orarit të përcaktuar, si dhe familjet dhe fëmijët deri në 14 vjec. Gjatë ditës së shtunë do të ushtrojnë aktivitetin marketet dhe farmacitë deri në orën 17:30 ndërsa të dielën do të jetë të mbyllura.

Ndërsa nga dita e hënë do të ketë një tjetër lehtësim masash. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë me shumë rigorozitet protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”.

COVID-19 – Statistika (9 Maj 2020)
Teste të kryera 10268
Raste pozitive 856
Raste të shëruara 627
Raste Aktive 198
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 95
Krujë 63
Shkodër 17
Kamëz 9
Fier 4
Kurbin 3
Elbasan 3
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.