Vendosi taksë tek karburantet, pezullohet koncesionari i portit të jahteve në Sarandë

12/07/1821:08

Shperndaje:


Vendimi është marrë pas ankesës së shoqërive turistike në Sarandë, pasi koncensionari ‘Concord Investment’ kërkonte vendosjen e një takse për furnizimin e mjeteve me karburant
Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj ka pezulluar koncesionarin e portit të Limjonit në Sarandë. Vendimi është marrë pas ankesës së shoqërive turistike në Sarandë, pasi koncensionari ‘Concord Investment’ kërkonte vendosjen e një takse për furnizimin e mjeteve me karburant
Ahmetaj ka pezulluar veprimtarinë e kompanisë ‘’Concord Investment”, deri në periudhën kur të përfundojë auditimi. Vendimi mban datën 10 korrik 2018, ndërsa deri në përfundim të auditimit që urdhëroi Ministria e Financave dhe Ekonomisë jahtet nuk do jenë të detyruar që të paguajnë një tarifë shtesë për naftën.
Në fund të prillit 2018 me një vendim të veçantë qeveria i kaloi me qira portin e Limjonit në Sarandë kompanisë Concord Investment sh.p.k kundrejt vlerës simbolike prej 1 euro për 20 vjet. Në planin e saj të biznesit kompania koncesionare e ka parashikuar investimet në dy faza me një total prej 3.8 milionë euro. shqiptarja.com

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.