Vendimi i Qeverisë: 550 mijë lekë shpërblim për punonjësit e bashkive. Ja kush e përfiton

06/05/2018:11

Shperndaje:


Punonjësit pranë qendrave sociale, të cilët janë angazhuar në shërbim të personave në këto qendra, gjatë epidemisë së shkarkuar shkaktuar nga infeksioni COVID-19, do të marrin një shpërblim në masën 55 000 lekë të reja ose 550 mijë lekë të vjetra.
Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave. Konkretisht do të marrin këtë shpërblim të gjithë ata punonjës të qendrave socialiste në varësi të Shërbimit Social Shtetëror dhe të bashkive, të cilët janë caktuar nga drejtuesit për të shërbyer edhe gjatë epidemisë, pavarësisht kushteve të punës dhe rrezikut të mundshëm për t’u infektuar.

Nga ky vendim do të përfitojnë punonjësit në azilet e të moshuarave, punonjësit në rezidencat e viktimave të dhunës në familje, në qendrat ku strehohen personat me aftësi të kufizuara me afat të gjatë, punonjësit e shtëpive të fëmijëve. Do të përfitojnë punonjësit që kanë shërbyer gjatë epidemisë në qendrat e strehimit për të mbrojtur viktimat e trafikimit ose viktima të mundshme trafikimi, punonjësit e qendrave të të pastrehëve, të qendrave të të pastrehëve, qendrave të shërbimeve ditore, të shërbimeve multifunklsionale etj.

Lista e punonjësve përfitues do të miratohet çdo muaj me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Social Shtetëror. Fondi për shpërblimin e personelit do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.