Vendimi i Presidentit shokon kandidatët e 30 qershorit

08/06/1921:07

Shperndaje:


Vendimi i Presidentit Meta për anullimin e zgjedhjeve lokale ka ardhur si një rrufe në qiell të hapur për kandidatët e 30 qershorit.
Kandidatët për kryetar në Konispol, Delvinë dhe Himarë ishin pa kandidatë rivalë dhe për rrjedhojë ata kishin filluar numërimin mbrapsh të minutave deri në momentin e mbylljes së kutive në 30 qershor, për të marrë kështu mandatin, por vendimi i Presidentit i ka kapur në befasi, duke mos arritur ende ta besojnë se kjo mund të jetë e vërtetë.
Vendimi i Presidentit ka qenë shokues edhe për kandidatët e bashkive Sarandë dhe Finiq, të cilët kishin filluar ethshëm fushatën elektrole, duke hapur faqet e propagandës elektorale dhe duke pajtuar edhe studio për filmimet e fushatës elektorale, madje duke kaparosur dhe mediat ku do i trasmentonin.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.