Vazhdon shperndarja e Dhuratave në Kopshte nga Bashkia Sarande – VIDEO

23/12/1514:34

Shperndaje:

Vazhdon shperndarja e Dhuratave në Kopshte nga Bashkia Sarande

Rreth 1500 fëmijë të kopshteve në lagjet e qytetit dhe të fshatrave përreth Sarandës, kanë patur një arësye më shumë për t’u ndjerë të gëzuar, në pragun e festave të fundvitit. Kur ata kanë qenë të rrethuar nga zbukurimet me bredhin simbol të Vitit të Ri dhe duke përgatitur këngë e recitime për festat, dhurata ka shkuar prane tyre si një kartolinë e Bashkisë së Sarandës.

Shpërndarja e pakove me lodra të ndryshme ka nisur nga fëmijët e kopshtit nr 3, per te vijuar sot në kopshtet nr 1, 2 e 4 , si dhe për fëmijët e fshatrave Berdenesh, Gjashtë, Metoq e Shelegar.

Vazhdon shperndarja e Dhuratave në Kopshte nga Bashkia Sarande

Ardhjen e kryebashkiakes Koka në mes tyre ata e kanë pritur me këngë të përgatitura për këto ditë të gëzimit të tyre të madh.

Ndersa ditën e sotme mes femijëve te qytetit dhe fshatit kane qenë nënkryetaret e Bashkisë Sarandë Kristaq Kiço e Jorgo Mitro.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.