Vazhdon fushata antikanabis në Sarandë, dhjetra mijëra rrënjë në disa plantacione

karroqNuk ka të sosur shkatërrimi i plantacioneve të kanabisit në Sarandë. Ditët e fundit efektivët e policisë janë përqëndruar në juglindje të rrethit të Sarandës. Gjatë këtyre operacioneve, sipas policisë,   në fshatin Karroq, te “Lugina e breshkës”, në një parcelë u gjetën të mbjella kultivuara dhe u asgjësuan 1345 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Në fshatin Janjar, tek “Puset” në një parcelë u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 1440 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Gjithashtu, në fshatin Karroq janë zbuluar edhe 2 parcela të tjera me 6000 rrënjë kanabis sativa.