U kap duke transportuar kanabis, arrestohet në Kakavije sarandioti

11/02/2017:20

Shperndaje:


Kakavije: Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të planit të masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë një shtetas 21 vjeç, banues në Sarandë.
Si rezultat i kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sattvia.

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mësipërm për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.