U fut të plackiste dhomat e hotelit, arrestohet

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se është arrestuar nga Policia për “Vjedhje të mbetur në tentativë” një shtetas  46 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i tij u bë pasi sipas policisë, ky shtetas ka tentuar të vjedhë dhomat e një hoteli në Ksamil, në pronësi të shtetasit L.M.