U-17 dhe Butrinti fitojnë në Sarandë, Delvina mposht Tepelenën

06/11/1618:52

Shperndaje:


Ekipet e Butrintit kanë arritur 2 fitore të rëndësishme sot në Sarandë. Butrinti U-17 ka mundur me rezultatin e thellë 4-0 ekipin e Apolonisë së Fierit. Golat u shënuan me anë të Nikolla (2 gola) Mance dhe Cino. 
Ekipi i të rriturve të Butrintit ka fituar ndaj Domosdovës me gol të shënuar në fund të pjesës së parë nga Gorovelli.
Ndërsa ekipi i Delvinës ka mposhtur sot ekipin e Tepelenës me rezultatin 3-0. Golat në Delvinë u shënuan nga ish-lojtari i Butrintit Rugji
Takimi në Sarandë:
Takimi nis vrullshëm për vendasit që tentojnë të vendosin diktatin në fushë. Por edhe miqtë nu tremben por luftojnë për topin e parë. Është E. Kasaj ai që provon me kokë për Butrintin por gjuajtja e tij del jashtë. 2 minuta më vonë Duka del në një pozicion të volitshmë por gjuan dobët, kontrollon sferën portiere vendas. Në minutën e 28 goditje dënimi për Butrintin Dobra te topi gjuan drejtë e në portë grushton në vështirësi portiere Xhelollari. Minuta e 32 cfarë mundësie e humbur për Butrintin. Barka Brenda zonës gjuan drejt portës, topi ndalet nga tranversa Dobra i vetëm me portierin gjuan në qendër prêt i sigurt portiere mik. Në minutën e 44 E. Kasaj gjuan fort në hyrje të zonës grushton në këndore portiere i Domosdovës. Nga kornia kroson Dobra që gjen Gorovellin në zonë i cili me kokë nuk fal por shënon. 1-0 dhe mbyllet pjesa e parë.
Pjesa e dytë fillon me dy raste të Dobrës në të njëjtin vend ku Beratasi gjuan drejt portës por nuk gjen kuadratin. Loja bëhet e fortë në mesfushë me dyluftime burrërore nga të dyja palët. Të dyja kampet kanë pretendimet e tyre karshi gjyqtarit kryesor të takimit megjithatë ritmi është i lartë dhe aksionet nuk mungojnë. Në minutën e 69 E. Kasaj pasi fiton dyluftimin me mbrojtësn kundërshtar gjuan në portë por prêt Xhelollari. Në minutën e 86 Koshi del i vetëm para portierit gjuan Xhelillari devijon me këmbë topi shkon tek E. Kasaj por mbrojtja mike i bllokon gjuajtjen. Në fund të takimit pasi gjyqtari Zharkalliu përfundon ndeshjen futbollistët miq të shumtë i ‘Vërsulen’ duke e shtyrë e duke i treguar pretendimet e tyre. Në moment ndërhyn policia e cila neutralizon tensionin e krijuar

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.