Transporti publik ende mbyllur, shoqatat: Nuk fillojmë pa plotësuar kushtet

22/06/2014:53

Shperndaje:


Transporti publik është ndër të paktat shërbime që ende nuk është hapur, pas mbylljes në muajin mars. Për unionin e shoqatave të transportit kjo neglizhencë e institucioneve shtetërore po thellon humbjet e tyre. Përfaqësuesi i unionit Dashnor Memaj rithekson edhe një herë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre ato nuk do të fillojnë aktivitetin. Madje ata kërkojnë rishikim të protokollit, pasi është i pazbatueshëm.

“Protokolli thotë se do të dezinfektohet nga subjekte të licencuara që ka një kosto të lartë 5.500 lekë të reja, për një drejtim. Marrim rastin e një urbani nga Tirana në Durrës nga 50 që e ka kapacitetin në bazë të protokollit ai duhet të marri diku tek 25-30 persona, me çmim bilete 130 lekë nuk mjafton për të shlyer kostot e naftës, jo më për të paguar taksa tatime dhe punonjës. Kjo është e papërballueshme. Në momentin që shteti nuk na merr për bazë ne absolutisht edhe ne nuk jemi në gjendje edhe nëse do të duam të operojmë me këto kushte”, thotë Memaj.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.