Tragjike: Vdes ish-kryetari i Bashkisë Delvine Dhurim Alinani

Një ngjarje tragjike sapo ka ndodhur në Syrin e Kaltër.
Sipas informacioneve të para, ish-kryetari i Bashkisë Delvinë Dhurim Alinani ka pësuar një infrakt kardiak gjatë momenteve të një dreke mes miqve të tij.
Dhurim Alinani ka Lindur më 11 Qershor 1969
I diplimuar fillimisht për Ekonomi, Dhurimi ka kryer studimet për drejtësi dhe ka titullin “Avokat“.
Lëvizja e studentore shënon hapat e tij të para në politikë. Që prej këtij momenti e në vazhdim, ai ka qenë një nga aktivistët politik demokrat me më shumë mbështetje në zonën e Delvinës.

Më 1993 ka drejtuar degën e Agjencisë Kombëtare të Privatizimit dhe më pas, në vitin 1997 shërbeu si Drejtor i Bankës së Kursimeve në Delvinë.
Karierën e tij administrative Durim Alinani e shtriu në pushtetin lokal. Ai ka spikatur si manaxher dhe drejtues i shkëlqyer në cilësin e Nënprefektit të Rrethit Delvinë dhe më vonë në funksionin Kryetar i Bashkisë Delvinë. Puna e tij e ka bërë Durimin njeriun tek i cili komuniteti i gjerë i Delvinës shikonte administratorin e devontshëm, njeriun që jeton me shqetësimet tyre dhe promovusin aktiv të vlerave dhe harmonisë.
Pas humbjes në garën e vitit 2015 ai punonte në profesionin e tij si avokat.

loading...
loading...