Trafikantët e kanabisit vjedhin gomonen e tiransit

16/11/1712:15

Shperndaje:


Mëngjesin e sotem ne Himare policia eshte njoftuar nga nje qytetare se ka konstatuar se i është vjedhur në banesë mjeti lundrues tip gomone.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se në fshatin Iljaz në banesën e babait te qytetares është vjedhur mjeti lundrues tip gomone në pronësi të shtetasit J.N., banues në Tiranë.
Gjatë kohës që mund të jetë vjedhur mjeti lundrues në banesë nuk ka qënë prezent asnjë nga familjarët pasi banojnë në Tiranë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes por paraprakisht dyshohet se gomonia eshte vjedhur nga trafikantet e kanabisit per ta perdorur ne trafikun e driges.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.