Trafik me mushka, policia gjen kanabisin, por jo mushkat

trafik me mushkaPolicia Kufitare ka sekuestruar ditën e sotme 52 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva në Qafë Botë
Sipas policisë, datë 04.04.2017 në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se po transportohej lëndë narkotike me kafshë në drejtim të kufirit tokësor të Greqisë, menjëherë filloi kontrolli i territorit në bashkëpunim me Policinë e Sarandës.
Nga kontrolli i zonës së Qafë Botës, pranë vendit të quajtur “Piramidat 66”, shërbimet kanë konstatuar një sasi me lëndë narkotike (52 kg) të futur në 4 çanta sportive, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia njofton se po bashkëpunon edhe me policinë kufitare të shtetit Grek, pasi dyshohet se autori mund të jetë fshehur në territorin grek.

loading...
loading...