Tjetër sulm i qenve të Bashkisë, 2 të kafshuar ditën e sotme

28/01/1915:57

Shperndaje:


Ka shkuar në 2 numri i personave të sulmuar dhe kafshuar gjatë ditës së sotme.
Mëngjesin e sotëm mësohet se një i moshuar u sulmua teksa po shkonte të linte mbeturinat te një kazan plehrash, duke pësuar lëndime në dorë.
Pak orë më vonë, ka qenë një grua që kalonte në trotuar ajo që është sulmuar nga qentë e lënë rrugëve nga ana e Bashkisë Sarandë. Si pasojë e këtij sulmi, ajo ka pësuar dëmtime të rënda në këmbë.
Nga ana e Bashkisë Sarandë janë akorduar disa herë fonde për strehimin, sterilizimin, vaksinimin dhe matrikullimin e qenve të rrugëve, fonde të cilat nuk dihet se ku kanë përfunduar. sarandanews.net


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.