Tifozeria e KS Butrinti shpërthen në akuza ndaj Bashkisë Sarandë

08/05/1610:01

Shperndaje:


Pas përfundimit të ndeshjes së djeshme, e cila për ekipin e Butrintit ishte zyrtarizim i rënies nga Kategoria e Parë, tifozeria e Butritit ka shpërthyer në akuza direkte ndaj Bashkisë, duke rënditur shkaqet dhe arsyet e tyre për rënien nga Kategoria.
1. Mungonte serioziteti i Bashkise ne fillim sezoni ku traineri dhe stafi moren drejtimin e ekipit disa dite para Se Te mbyllej merkato.
2. Mungonin baza matriale me 3 topa bente stervitje ekipi dhe kete Se mohon dot njeri Se kemi qene vet prezent. Topat me mbas u gjeten Nga traineri Flamur Shehu ne menyr private.
3. Afrimi I lojtarëve te rinj ishte Nga e keqja, pasi ata futbollist kishin ngel vetem ne merkato.
4. Nqs do ishte bere merkato ne kohen e duhur sot s`do flisim per renie Nga kategoria Pasi fazen e pare do kishim mbledh Te pakten aq pike sa ta siguronim kategorine.
Ky eshte realiteti I hidhur qe na la Presidentja e ekipit tone, mos angazhim, dhe jo serioziteti me klubin e Butrintit. Mbase atyre su intereson BUTRINTI ne kete kategori per shkak te fondit qe merr klubi. Por ne si sportdashesh dhe qytetare te Sarandes na dhimbset ne shpirt kjo renie nga kategoria.
Mos gjetshin qetsi ata qe nuk kthyen syte Nga ekipi dhe e lane keshtu ne meshire te fatit. Ne fillim sezoni degjuam disa fjale qe dikujt s`i intereson BUTRINTI po nuk e besuam, sot jemi perballe nje realiteti te atyre fjaleve. Kot si thone ku ka ze s`eshte pa gje. TURP tu vije te gjithe atyre qe u bene shkak i renies se Butrintit.

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.