Thyhet çdo rregullore, fugonat bëjnë xhiro në bulevard

05/07/1613:30

Shperndaje:


13570168_131887637240083_1627217581_o-vert Qytetari dixhital denoncon fenomenin e hyrjes së automjeteve në Bulevardin e Sarandës. Këtë herë në bulevard është fotografuar një furgon mallrash. Në këtë segment është e ndaluar rreptësisht hyrja e automjeteve gjatë gjithë vitit, përveç një orari gjatë natës. Por siç duket edhe në pamje, ky furgon mallrash ka hyrë në mesin e ditës dhe në një kohë kur në bulevard po shëtisin qindra pushues dhe qytetarë. Megjithëse në hyrjet e bulavardit janë vendosur barriera dhe vazhdimisht policia bashkiake patrullon, duket se sot policia bashkiake i ka mbyllur sytë.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.