Tenton të vrasi 2 persona, arrestohet

14/03/1612:47

Shperndaje:


nivice. sarandePolicia njofton se ka arrestuar në flagrancë një person i cili tentoi të vrasë me automjetin e tij, 2 shtetas të tjerë për motive pronësie, në fshatin Nivicë të Sarandës.
Arrestohet shtetasi:
–> Kostandinos Munguli, 24 vjeç, banues në fshatin Nivicë – Sarandë.
Kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij personi, u bë nga Shërbimet e Policisë, për arsye se:
Më datë 13.03.2016, në fshatin Nivicë të Sarandës, shtetasi i lartpërmendur pas një konflikti fizik për motive pronësie, në vendin e quajtur “Kerkez” të këtij fshati, ka tentuar të vrasë (me dashje) me automjetin e tij tip “Mitsubishi” me targë: SR2301B, dy shtetas (Gj.P. 72 vjeç dhe L.P. 35 vjeç), të cilët për pasojë kanë marrë disa fraktura në të dyja këmbët dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Sarandës, jasht rrezikut për jetën.

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.