Tenton arratisjen nga Komisariati i Sarandës duke u hedhur nga xhamat, por…

screenshot_5Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur para pak minutash në komisariatin e Sarandës. Sipas dëshmitarëve, një person, identiteti i të cilit nuk dihet, tentoi të arratisej duke u hedhur nga dritarja e komisariatit. Por me sa duket nuk i bëri mirë llogaritë dhe u dëmtua keqazi nga xhamat e saj. Gjendja ishte serioze aq sa u thirr ambulanca që e mori me barrelë.