Tensionohet situata, dështon procesi zgjedhor

30/10/1819:57

Shperndaje:


 

Ashtu sic ishte paralajmëruar, zgjedhjet në seksionet e Degës së  Partisë Demokratike në Sarandë kanë dështuar.
Pavarësisht se dhjetra demokratë ishin paraqitur pranë selisë së PD Sarandë për të votuar për zgjedhjen e kryetarëve të seksioneve, këto zgjedhje nuk janë mbajtur.
Situata është tensionuar që në fillim, ku demokratët kanë kërkuar të japin propozimet për emrat e kandidaturave, por kjo nuk është pranuar nga drejtuesit e grupeve të punës.
Situata ka degraduar deri në shpërthim të konfliktive fizike, gjë që u parandalua nga persona të përgjegjshëm brenda kësaj force politike.
Demokratët kanë insistuar të ketë një garë, por grupet e punës e kanë bllokuar procesin e votimit me pretendimin se emrat e kandidaturave duhet të miratohen paraprakisht prej tyre, dicka kjo e pa shkruar në asnjë nen të statutit të PD dhe as në udhëzimin e dërguar nga kryesia e PD.
Demokratët akuzojnë grupet e punës se veprojnë si kamikazë për të manipuluar procesin zgjedhor, i cili i paraprinë zgjedhjes së kryetarit të ri të PD Sarandë.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.