TENDERI/ Bashkia Sarandë 680 milionë për pastrimin e qytetit

25/12/1920:33

Shperndaje:


Bashkia Sarandë ka shpallur tenderin për pastrimin e qytetit ku vlera e parashikuar është e njëjta me 1 vit parë 55.705.870 lekë të reja pa tvsh ose rreth 680 milionë lekë të vjetra.

Bashkia e Sarandës gjatë vitit të kaluar lidhi kontratën për pastrimin e qytetit me firmën Korsel, e cila prej disa vitesh po kryen këtë proces.
Vlera e dhënë nga kompania Korsel ka qenë rreth 668 milionë , ndërkohë nga gara është eleminuar kompania Rej shpk me ofertën 583 milionë.
Nga ana e KVO të këtij tenderi është eleminuar nga gara kompania që kishte dhënë ofertën me 85 milionë lekë më pak se kompania Korsel, me argumentin se në dokumentat e tenderit ishte vendosur një kriter, ku çdo kompani konkuruese duhet të kishte në pronësi ose të lidhur kontratë qeraje për një ambjent mbi 1.000 m², pavarësisht se do të rezultonte fituese ose jo. 
Mësohet se nga ana e Bashkisë Sarandë për kompanitë pjesmarrëse ndër të tjera ishin vendosur edhe këto kritere:
Makinë teknollogjike transportuese, me ngarkim fundor ose anësor, me kapacitet mbajtës 10-11ton, raport kompaktimi 1:4 – 1:6, i vitit të prodhimit jo më poshtë se 2010, jo më pak se 3 copë;
Makinë teknollogjike transportuese, me ngarkim fundor ose anësor, me kapacitet mbajtësjo me shume se 1ton, raport kompaktimi 1:4 – 1:6, i vitit të prodhimit jo më poshtë se2010, jo më pak se 1 copë;
Makine transportuese të kontenierëve me platformë ngarkimi nga pas, për të mundësuar ngarkimin dhe shkarkimin e kontenierëve pa sjellë dëmtimin e tyre, i vitit të prodhimit jomë poshtë se 2010, jo më pak se 1 (një)copë.
Makine transportuese veteshkarkuese per heqjen e mbetjeve inerte te vellimshme mepeshe mbajtese jo me pak se 3 ton 2 (dy ) cope.
Makina teknologjike për fshirjen e rrugëve, me kapacitet mbajtës 4-6 m3, te pajisura me2 fshesa anësore (majtas dhe dhjathtas) dhe një fshesë qëndrore rrul, sistem thithës të pluhurave (aspirator) dhe sistem spërkatje me ujë gjatë punës, mundësisht me tubaspirimi të jashtëm thithës, i vitit të prodhimit jo më poshtë se 2010, jo më pak se 1 (një)copë
Makina për larjen e rrugëve, (autobote) të pajisura me pompë për larjen e rrugëve mepresion, me dy ose më shumë pjata larëse në pjesën e përparme, i vitit të prodhimit jo mëposhtë se 2010 jo më pak se 1 (një) copë


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.