Tenderi 75 milionë/ Ushqime për kopshte dhe çerdhe: 1 ofertë dhe 100%

08/09/2020:42

Shperndaje:


Në kohën kur i gjithë vendi ishte i izoluar nga pandemia dhe tenderat normalisht ishin pezulluar, Bashkia Sarandë zhvillonte tenderin më të madh në kohët e saj për “Blerje ushqime per kopshtet dhe çerdhe”.
Vlera e tenderit ishte 6.3 milionë lekë të reja pa tvsh ose më shumë se 75 milionë lekë të vjetra.
Sipas dokumentit të siguruar, në këtë tender ka marrë pjesë vetëm 1 kompani me ofertë 6 299 500 lekë të reja pa tvsh, ose vetëm 5 mijë lekë të vjetra më ulët se fondi limit.

Openprocurement Albania e ka vlerësuar këtë tender me flamur të kuq, ashtu siç kanë nisur të vlerësohet kohët e fundit pothuajse të gjithë tenderat e Bashkisë Sarandë, tendera në të cilët vihet re mungesa e konkurencës, eleminimi nga gara dhe shpallja e fituesve në vlera afër fondit limit.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.