Të zbulojmë lashtësinë e vendit tonë nën ndriçimin e yjeve që bien

29/07/1815:29

Shperndaje:


Të zbulojmë lashtësinë e vendit tonë nën ndriçimin e yjeve që bien.
Ky është motivi i eventit qe do të zhvillohet në fshatin Borsh në datat 10 – 12 Gusht 2018.
Festa fillon pasditen e datës 10 Gusht me hapjen e panairit festiv i cili do të zgjasë gjatë tre ditëve, dhe do të vazhdojë me festën në Kalanë e Borshit, ku turistët vendas dhe të huaj do të njihen me historinë dhe bukuritë e saj.
Për herë të parë në kala do të shihet rënia e yjeve me teleskop.
Festa do të jetë e mbushur jo vetëm nga aktivitete të ndryshme kulturore, si panairi me prodhimet vendase bio dhe ekspozitë e punimeve artizanale, por edhe me aktivitete sportive, kampionate shahu, gjuajtje ne shenjester, kampionat voleyball-i, alpinizëm, ngjitje në kala, shfaqje muzikore DJ, filma që flasin për historinë etj.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.