Të premten çamët marshojnë drejt Qafë-Botës

21/06/1616:44

Shperndaje:


qafe bote Ditën e premte në datë 24 Qershor PDIU dhe shoqata Çamëria kanë thirrur marshimin e përvitshëm në vigjilje të 27 Qershorit, ditës së përkujtimit të genocidit ndaj popullatës çame nga bandat e Napoleon Zervës. Por këtë vit, çamët do të nisen në këtë marshim më të përçarë se kurrë më parë. Kualicioni parazgjedhor i vitit 2015 solli për komunitetin çam përçarjen më të thellë që ka njohur. Në 3 vitet e fundit, përveç përçarjeve mes tyre, liderët e PDIU nuk kanë asgjë për të thënë ndaj komunitetit çam se çfarë kanë bërë për Çështjen Çame.

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.